Një proces i ri dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që me asgjë nuk i ngjan këtij të tashmit, është parë si i nevojshëm nga shumica e panelistëve që kanë marrë pjesë në tryezën diskutuese të Forum 2015, e organizuar të premten në Prishtinë, nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur, shkruan sot Koha Ditore.
Është kërkuar që stadi final të ketë parime, të jetë i afatizuar dhe i bashkëndërmjetësuar nga evropianët e amerikanët, dhe i cili për qëllim ta ketë nxjerrjen e një marrëveshjeje detyruese për të dyja shtetet, e në të cilën Serbia të paktën që do ta pranonte, do të ishte mospengimi i Kosovës për ta siguruar ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas një viti stagnim, elitat politike dhe bashkësia ndërkombëtare kanë shprehur vendosmërinë për t’i dhënë start stadit final të dialogut që ka nisur në 2011-n. Deri tash, ky proces është përcjellë me eskalime dhe tensione në skenën politike kosovare... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.