Arbëri

Zeka do ta paraqesë në Polici sulmin e Krasniqit

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë për KTV-në se e ka ndërmend që ta paraqesë në Policinë e Kosovës, ose sonte ose nesër, sulmin nga deputeti tjetër i Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi i Vetëvendosjes.

Zeka ka thënë se ky sulm vjen pas paralajmërimit që i kishte bërë një tjetër deputet i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, që siç ka cituar Zeka i ka thënë se “ata mund ta ndalin vetëm fizikisht”.

“Frashër Krasniqi tregoi në studio se kishte ardhur vetëm për të më sulmuar fizikisht. Unë nuk e fyeva”, ka thënë Zeka.

Ndiqeni të plotë deklaratën e Zekës pas sulmit nga deputeti Krasniqi: