Arbëri

Kosova shënon Ditën Botërore të Zemrës

Me rastin e Ditës Botërore të zemrës, organizata “Human Care” ka realizuar kontrolle kardiologjike falas për dhjetëra qytetarë të vendit.

Përmes këtij aktiviteti u synua promovimi i masave parandaluese që të zvogëlohet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare, duke u njoftuar për faktorët më të shpeshtë të rrezikuar për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës si tensioni i lartë i gjakut, mbipesha trupore, ushqimi, stresi, niveli i lartë i sheqerit në gjak.

Sipas statistikave rreth 9000 persona në Kosovë vdesin çdo vit nga sëmundjet e zemrës, ndërsa në mbarë globin ky numër arrin mbi 17 milionë.

Dita Botërore e zemrës shënohet në mbarë globin, duke u organizuar aktivitete të ndryshme si vrapim, ngasje me biçikleta.