Arbëri

Miratohet marrëveshja financiare IPA me vlerë 71.15 milionë euro

Descriptive Text

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ministrja Dhurata Hoxha prezantoi para Kabinetit qeveritar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare IPA 2016.

Kjo marrëveshje financiare, theksoi Hoxha, rregullon zbatimin e programit IPA 2016, pjesa e parë që përfshin 6 projekte të cilat do të ndihmojnë përafrimin me legjislacionin e BE-së, të drejtat e komuniteteve, rritjen e konkurrueshmërisë për ndërmarrjet kosovare, si dhe përkrahjen për lidhjen më të mirë të arsimit me tregun e punës dhe politikat sociale.

Hoxha theksoi rëndësinë e asistencës së IPA-s dhe përfitimet që ka Kosova dhe qytetarët e saj nga kjo asistencë, duke kërkuar përkushtim nga të gjitha institucionet për të zbatuar këtë Marrëveshje Financiare.