Arbëri

Haradinaj siguron praninë në seancën e Kuvendit nëse diskutohet programi i Qeverisë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ne mbledhjen e sotshme të Qeverisë ka folur edhe për seancat, të cilat pritet të mbahen javën që vjen.

Haradinaj tha se nëse grupet parlamentare bien dakord të flasin për programin që është dorëzuar në Kuvend, atëherë mund të qëndrojnë në seancë, por nëse vazhdohet me diskutimin për ditën kur është formuar Qeveria, Haradinaj tha se mund edhe të mos rrinë.

“Kemi shumë punë e s’mund të qëndrojmë në seancë për diskutime që mendojmë se nuk janë në rregull. Tani e kanë programin dhe mund të merren me të, të fillojnë diskutimin për programin që e kemi”, tha Haradinaj.