Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri Teodosijeviq i flet O’Connell për brengat e serbëve

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq ka pritur ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të cilin kanë biseduar për situatën aktuale politike, zgjedhjet e ardhshme lokale, pozitën e minoriteteve, për aktivitetet dhe prioritetet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.

Në takim është biseduar edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, ku ministri Todosijeviq ka theksuar si prioritet formimin e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS). Po ashtu, është bërë fjalë edhe për kthimin e të zhvendosurve, procesin e privatizimit në mjediset ku banon komuniteti serb dhe problemet rreth lëshimit të dokumenteve të udhëtimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Todosijeviq, ka shprehur falënderim dhe ka cekur se pret një bashkëpunim të mirë me ambasadorin e Britanisë së Madhe me qëllim që të kemi një jetë sa më të mirë për qytetarët.