Rikujton Jovanoviq: E premë Aganin, vramë gjysmën e familjes Çeku...

Rikujton Jovanoviq: E premë Aganin, vramë gjysmën e familjes Çeku...

29 shtator 2017 14:41

Çedomir Jovanoviq është një zë i hershëm kundërshtues i politikës zyrtare të Beogradit në Kosovë dhe ndaj saj.

Çedomir Jovanoviq, udhëheqës i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë në intervistë për javoren e Beogradit “nedeljnik“ ka përkujtuar vetëm disa nga krimet që Serbia i ka bërë në kohën më të re kundër shqiptarëve.

"Ditën e parë të luftës në vitin 1999 shkuam dhe vramë në Prishtinë çdo gjë që ishte normale. U hymë nëpër shtëpi anëtarëve të Komitetit për të Drejta të njeriut dhe i nxorëm nga banesat etërit dhe bijtë. E premë Fehmi Aganin dhe e vramë gjysmën e familjes së Agim Çekut. Secili e ka Haradinajn e vet, Staro Gracken e vet dhe ndonjë shpellë të vetme. Dhe nuk bën kështu përjetësisht. Tash po zgjidhet kjo”, ka thënë Jovanoviq.

Ai pastaj, përmes Dimitrije Tucoviqit ka përkujtuar edhe krimet e Serbisë bërë para 105 vjetëve në Kosovë:

“Para shtatë ditësh lexova në Jutarnji list tekstin për Dimitrije Tucoviqin i cili kishte shkuar pas hyrjes së ushtrisë serbe nga Merdari në Kosovë në vitin 1912. Ai ka qenë në njësitë e para që kishin arritur. E kam mbajtur ndër mend fjalinë: ’Serbët e mi u përpoqët ta vrisni me paramendim një popull të tërë. Si do t’ia dilni me këtë e me ata, këtë as Zoti s’e di'",ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme