Jovanoviq:  “Agonia” e Kosovës do të zgjidhet më 2018, ose nga ne ose nga SHBA e Europa

Jovanoviq: “Agonia” e Kosovës do të zgjidhet më 2018, ose nga ne ose nga SHBA e Europa

29 shtator 2017 14:09

Lideri i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë Çedomir Jovanoviq ka vlerësuar se deri “në shtatorin e vitit të ardhshëm do ta zgjedhim agoninë e Kosovës”.

“Ose këtë do ta bëjnë amerikanët e Europa pa ne. (Zgjidhja) do të formulohet në sesionin e ardhshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë ai për javoren serbe “nedeljnik”, transmeton Koha.net.

Jovanoviq ka folur edhe për dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën duke u pyetur pse Aleksandar Vuçiqit i ka ra ndër mend tash për këtë dialog e gjatë pesë vjet të shkuar ka zhvilluar vetëm monolog.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme