Arbëri

Qeveria aprovon Strategji prokurimi që s’premton ta zbatojë

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën Strategjinë kombëtare të prokurimit publik për periudhën 2017-2021. Në dokument shprehet qëllimi që të adresohen katër probleme kryesore, shkruan sot Koha Ditore.

Gazeta ka siguruar një kopje të kësaj strategjie, e cila përmban vizionin, objektivat, masat dhe hapat që Ekzekutivi dhe organet kryesore të prokurimit publik në Kosovë synojnë dhe planifikojnë t’i ndërmarrin dhe t’i arrijnë brenda pesë vjetëve të ardhshëm.

“Sfida të ndryshme janë hasur në tërë procesin, duke filluar nga planifikimi deri te realizimi i projekteve”, thuhet në dokument. “Këto mund të çojnë në një situatë ku do të prokuroheshin mallra, shërbime dhe projekte kapitale të cilësisë jo të duhur dhe me kosto më të lartë”.
(Tekstin e plot lexojeni sot në Koha Ditore)