Arbëri

BB mbështet proceset lidhur me investimet strategjike

Descriptive Text

Grupi i ekspertëve nga Banka Botërore pret funksionimin e Ligjit për Investimet Strategjike, duke shprehur gatishmëri ta mbështetë Ministrinë e Diasporës dhe të Investimeve Strategjike në proceset e saj të ardhshme.

“Kemi në fokus investimet në energjinë e ripërtërishme, miniera, agrikulturë dhe turizëm”,- ka thënë me këtë rast zëvendëskryeministri Dardan Gashi.

Në këtë takim është përmendur prezenca e madhe e burokracisë dhe tejzgjatja procedurale si sfida, të cilat duhen kaluar për ta përmirësuar infrastrukturën e investimeve në Kosovë.

“Investimet janë çelësi dhe ne jemi këtu për ta ndihmuar vendin tuaj, duke ofruar mbështetje teknike, analiza e opinione në dobi të shpënies përpara të proceseve të rëndësishme për Kosovën”, -ka thënë eksperti Harald Jadlicka nga Banka Botërore.

Sipas një njoftimi të MD-së, në takim u fol edhe për rolin e diasporës kosovare dhe rëndësinë e diplomacisë ekonomike.

Banka Botërore i ka mbështetur vazhdimisht institucionet e Republikës së Kosovë