Arbëri

Delawie, si Apostollova, kritika të ashpra për mosfunksionalizimin e Kuvendit

Ambasadori amerikan, Greg Delawie thotë se pajtohet me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostollova, e cila dërgoi kritika të ashpra në adresë të Kuvendit për mosfunksionimin e tij edhe pas konstituimit.

Abasadori Delawie është i një mendje me shefen e zyrës së BE-së se Kuvendi duhet të nisë punën sa më shpejtë që është e mundur.

“Pajtohem me Natalya Apostollova që Kuvendi duhet të nisë punën sa më shpejtë që është e mundur dhe t’u shërbejë qytetarëve. Probleme serioze duhet të zgjidhën tani”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Apostolava tha se është tejet e shqetësuar për mosfunksionimin e Kuvendit dhe mosbajtjen e asnjë mbledhjeje të kryesisë, duke shtuar se nuk është arsyetim fakti që akoma nuk janë kompletuar komisionet me kryetarë dhe anëtarë, sepse, sipas saj, kjo është dashur të kryhej deri më tani.