KMDLNj kërkon zhvendosjen shtëpinë e të moshuarve në një tjetër

KMDLNj kërkon zhvendosjen shtëpinë e të moshuarve në një tjetër

28 shtator 2017 10:16

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka ripërsëritur propozimin që shtëpia e të moshuarve të zhvendoset në një lokacion tjetër shkaku se nuk siguron kushte për trajtim të dinjitetshëm të të moshuarve.

Ai këtë kërkesë një ekip i KMDLNj-së ia ka bërë edhe ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, i cili e informoi KMDLNj-në për përpjekjet që po i bënë kjo ministri për përmbushjen e detyrimeve, sidomos ndaj kategorive të ndjeshme të shoqërisë që janë nën përkujdesje të ministrisë që drejtohet nga ministri Reçica.

KMDLNj ishte i interesuar për përmirësimin e kushteve për pensionistët, si kategori shumë kontribuese gjatë rrugëtimit të Kosovës deri në përmbylljen e shtet-ndërtimit e të cilët nuk trajtohen në përputhje me kontributin e tyre sikur edhe për përmirësimin e kushteve për rezidentët në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë dhe në shtëpitë e komuniteteve.

KMDLNj edhe më herët ka propozuar sikur që e ripërsërit propozimin që Shtëpia e të Moshuarve të zhvendoset në një lokacion tjetër shkaku se nuk siguron kushte për trajtim të dinjitetshëm të të moshuarve.

KMDLNj gjithashtu kërkoi që MPMS të sigurojë kushte më të mira për personat me nevoja të veçanta.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme