Surroi: Mjetet e privatizimit s’e kanë vendin në buxhet

Surroi: Mjetet e privatizimit s’e kanë vendin në buxhet

28 shtator 2017 09:48

Shkrimtari e publicisti Veton Surroi sot ka shkruar se mjetet nga privatizimi nuk duhet futur në buxhet por në një fond që nxit punësimin.

Surroi, kështu, ka kundërshtuar praktikën e kaluar të qeverive të Kosovës dhe tendencën e tashme të Qeverisë që fondet e privatizimit të futen në buxhetin vendit.

Ai në Facebook ka theksuar se këto fonde nuk janë realizuar nga kjo gjeneratë e qytetarëve dhe e qeverive, prandaj, sipas tij, këto fonde do të duhej orientuar vetëm për gjeneratat e ardhshme.

Ky është shkrimi i Surroit:

Çdo qeveri e Kosovës në këtë dhjetëvjetësh ka llogaritur në fondet e privatizimit , të liruara nga AKP-ja, për t'i futur në buxhet

Mjetet nga privatizimi, megjithatë, nuk janë realizuar nga kjo gjeneratë e qytetarëve e qeverive: ato u përkasin kontributit të gjeneratave të kaluara dhe duhet të orientohen si mjete të veçanta për gjeneratat e ardhme.

Mjetet nga privatizimi nuk e kanë vendin në buxhet, por në një Fond që do të nxisë punësimin e të rinjve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme