Murtezaj: Tërheqja e aplikimit për anëtarësim në Interpol, gabim serioz

Murtezaj: Tërheqja e aplikimit për anëtarësim në Interpol, gabim serioz

27 shtator 2017 23:12

Ish – zëvendësministri i Punëve të jashtme nga radhët e LDK-së Valon Murtezaj në një postim në Facebook ka fajësuar Qeverinë aktuale për mospranimin e Kosovës në Interpol, transmeton Koha.net.

Murtezaj e ka bërë fajtore Qeverinë pse e ka tërhequr aplikimin për anëtarësim.

Ky është postimi i tij:

“Pasoja e parë e Qeverisë aktuale në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Po të ishte Qeveria e udhëhequr nga LDK dhe Kryeministri Mustafa, sot Republika e Kosovës do të ishte anëtare e Interpolit.
Tërheqja nga aplikimi ishte e gabuar seriozisht”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme