Ish – zëvendësministri i Punëve të jashtme nga radhët e LDK-së Valon Murtezaj në një postim në Facebook ka fajësuar Qeverinë aktuale për mospranimin e Kosovës në Interpol, transmeton Koha.net.
Murtezaj e ka bërë fajtore Qeverinë pse e ka tërhequr aplikimin për anëtarësim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy është postimi i tij:
“Pasoja e parë e Qeverisë aktuale në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Po të ishte Qeveria e udhëhequr nga LDK dhe Kryeministri Mustafa, sot Republika e Kosovës do të ishte anëtare e Interpolit.
Tërheqja nga aplikimi ishte e gabuar seriozisht”.