Çfarë do të bëjë ministri Tahiri për rastin Dehari

27 shtator 2017 21:21

Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në Rubikon të KTV-së ka bërë të ditur se i është drejtuar kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi për rastin Dehari.

Ai ka thënë se i ka dërguar një letër ku i kërkon bashkëpunim sa më të madh.

“I kam kërkuar, që si ministër i Republikës së Kosovës, e ndjej për obligim përmbushjen e obligimeve që dalin nga Kuvendi i Kosovës dhe i kam kërkuar bashkëpunim. Jam i bindur që do të gjej bashkëpunim. Qeveria e Kosovës ato mjete që do t’i ndaj, do t’ia transferojë prokurorisë së Kosovës dhe prokuroria do të procedojë rastin më tutje dhe do të vendosin se në cilin shtet do të bëhet ajo eksperitizë”, ka thënë ai.

Rekomandimet për caktimin e shtetit duhet të jenë në koordinim me familjen Dehari dhe pastaj organet përgjegjëse mund ta procedojnë tutje rastin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme