Arbëri

Shtyllat dhe shpronësimi pengojnë zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë në Zahaq

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj inspektoi punimet në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, në segmentin në fshatin Zahaq, njofton kumtesa ministrore transmeton Koha.net .

Ai me këtë rast u njoh me zhvillimin punimeve si dhe ngecjen e cila ka ndodhur për shkak të pengesës e cila është paraqitur nga shtyllat elektrike të cilat gjenden në këtë pjesë të kësaj rruge.

Në prononcimin e tij për media ministri Lekaj tha: Kam marrë informata të sakta për të gjitha pengesat që janë paraqitur për stërzgjatjen e punimeve ne këtë segment rrugor, duke filluar nga dislokimi i shtyllave elektrike por për shpronësim.. Sot jam këtu së bashku me kryetari e komunës që t’ju themi qytetarëve se ka kaluar koha, e stërzgjatjeve të projekteve, ka kaluar koha e individëve të caktuar që për interesa individuale kanë zhvilluar projekte”.

Ai premtoi se që nga nesër do të dislokohen 78 shtyllat elektrike në këtë pjesë të rrugës, pasi që është arritur marrëveshja me KEDS-in.

Me Lekajn ishte edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri