Berisha thotë se transformimi i FSK-së në Ushtri do të bëhet në pajtim me faktorin e brendshëm

Berisha thotë se transformimi i FSK-së në Ushtri do të bëhet në pajtim me faktorin e brendshëm

27 shtator 2017 15:01

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, ka thënë se transformimi i FSK-së në Forcë të Armatosur do të bëhet me konsensus të plotë me faktorin e brendshëm dhe në bashkëpunim me partnerët strategjikë, duke qenë transparent në çdo hap të procesit.

Ai gjatë një takimi me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Giovanni Fungo, ka thënë se gjatë mandatit të tij do të angazhohet që t’i avancojë më tutje marrëdhëniet e shkëlqyera të kultivuara deri më tani në mes të Ministrisë për FSK dhe KFOR-it, transmeton KP.

Nga ana e tij, gjeneral Fungo tha se KFOR-i dhe FSK-ja kanë raporte bashkëpunimi shumë konkrete, jo vetëm me takime e shkëmbime zyrtare, por edhe me ushtrime dhe aktivitete tjera të përbashkëta fushore, në të cilat njësi të veçanta të KFOR-it dhe të FSK-së po kryejnë stërvitje të përbashkëta.

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë për Kohën Ditore ka thënë se Kosova duhet të bëhet me ushtri me ndryshime kushtetuese dhe jo vetëm me ligj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme