Gjeneral Rama vlerëson përkushtimin e Turqisë për të ndihmuar FSK-në

Gjeneral Rama vlerëson përkushtimin e Turqisë për të ndihmuar FSK-në

27 shtator 2017 12:26

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të komandantit të Forcave të Armatosura të Turqisë, gjeneral Hulusi Akar, qëndroi për vizitë zyrtare në Ankara, ku është pritur nga komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë, gjeneral Hulusi Akar.

Rama dhe Akar gjatë takimit biseduan për marrëdhëniet, që u cilësuan si të mira mes dy vendeve, dhe bashkëpunimin e suksesshëm dypalësh në mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Turqisë si dhe për planet e bashkëpunimit në të ardhmen.

Me këtë rast, gjeneral Rama vlerësoi lart mbështetjen që Ushtria turke është duke dhënë në të gjitha fushat për FSK-në, në mënyrë që FSK-ja të vazhdojë zhvillimin dhe profesionalizimin e saj.

Ai njëherësh nënvizoi përkushtimin e Komandantit të Forcave të Armatosura të Turqisë gjeneralit Akar për mbështetjen e vazhdueshme të FSK-së në pajisje dhe në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional.

Gjeneral Rama vizitoi muzeun “Kemajl Ataturk” në Ankara dhe vendosi kurora lulesh pranë varrit të themeluesit të Turqisë moderne, Kemajl Ataturk.

Gjeneral Rrahman Rama dhe delegacioni i MFSK-së vizituan edhe disa nga repartet e industrisë ushtarake turke, me ç’rast gjeneral Rama dhe delegacioni i MFSK-së dhe FSK-së panë nga afër disa nga pajisjet më moderne ushtarake individuale dhe kolektive, që mund të jenë me interes për FSK-në.

Vizita e komandantit të FSK-së dhe delegacionit në tërësi po realizohet në kuadër të vazhdimësisë së bashkëpunimit dypalësh në mes të FSK-së dhe Ushtrisë turke.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme