Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Austria mendon se Kosova është në rrugë të mbarë integruese

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në vazhdën e aktiviteteve për të fuqizuar përkrahjen e procesit integrues të Kosovës, ka zhvilluar sot takim me Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë, zhvillimet rreth agjendës evropiane, avancimi dhe zbatimi i marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Agjendën Evropiane të Reformave, procesin e Liberalizimit të Vizave dhe programet e BE-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njëkohësisht, Hoxha falënderoi Pfandlerin për kontributin e Austrisë gjatë shtetndërtimit.

Austria, theksoi Ministrja, është ndër njohëset e para të pavarësisë së Kosovës dhe përkrahëse e vazhdueshme e proceseve integruese për Kosovën. Ajo theksoi vullnetin për të zgjeruar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve me interes të përbashkët.

Ambasadori Pfandler e rikonfirmoi përkrahjen e Austrisë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe proceset nëpër të cilat po kalon ajo. Për këtë, Ambasadori potencoi se nëntë vite nga shpallja e pavarësisë së saj, në raport me rajonin, Kosova është në rrugë të mbarë të proceseve integruese.