FSK-ja ushtri, jo me ligj po me Kushtetutë, thotë Delawie

FSK-ja ushtri, jo me ligj po me Kushtetutë, thotë Delawie

27 shtator 2017 07:15

Qëndrimet zyrtare amerikane në lidhje me çështjet fundamentale politike – prej çështjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi e deri tek procesi i transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri, nuk kanë ndryshuar me ardhjen e Qeverisë së re të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, shprehet i vetëdijshëm për kufizimet që ka një qeveri me shumicë të ngushtë parlamentare, por ai po ashtu pret që opozita të ndihmojë në kalimin e çështjeve që nuk janë politikisht kundërthënëse, meqë “Kosova duhet të ecë përpara”.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Delawie ka sqaruar edhe qëndrimet rreth dialogut me Serbinë, krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, akuzave të ngritura kundër ministrit Nenad Rikalo, keqardhjes së shprehur me përmbysjen e vendimit për decertifikim të kandidatëve me dënime gjyqësore, si dhe efekteve të asistencës amerikane për Kosovën.

Në intervistë, ambasadori Delawie ka dalë në mbrojtje të lirisë së mediave, duke ia tërhequr vëmendjen “secilit zyrtar në Qeveri që të mos bëjë asgjë që do ta kërcënonte pavarësinë e mediave të lira në Kosovë”, për të cilat ka thënë se “janë një element i fortë në këtë vend”.

KD: Z. Ambasador, tani kemi Qeverinë e re. Cilat janë pritjet tuaja nga Qeveria e re dhe sa është realisht e mundshme që Qeveria e re të përmbushë pritjet - si tuajat ashtu edhe të shoqërisë kosovare - duke e pasur parasysh shumicën tejet të ngushtë që e kanë?

Delawie: Jam takuar me shumë ministra të rinj të Qeverisë së re dhe pritja e shpresa ime është se të gjithë ata do të punojnë për avancimin e interesave të Kosovës dhe të qytetarëve të Kosovës, si brenda ashtu edhe në botë. Prioritetet për të cilat e kam fjalën janë sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe siguria; natyrisht janë edhe prioritetet e tjera të brendshme, që Qeveria duhet t’i ketë parasysh.

Për sa i përket çështjes së numrave që ngritët, 61 nga 120 vende është shumica më e ngushtë që mund të jetë dhe prapë të kesh shumicë. Por, duhet ta kesh në mendje qeverinë e kaluar. Kuvendi i fundit kishte shumicë të gjerë, prapë Kuvendi nuk është se ka mundur të arrijë shumëçka. Kështu që shpresoj që Kuvendi i ri, edhe nëse janë vetëm 61, mund të arrijë të bëjë diçka...
(Intervistën e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme