Arbëri

Nismë ligjore për t’i “pastruar” institucionet nga të korruptuarit

Descriptive Text

Anëtarë të kabinetit qeveritar e edhe deputetë të legjislaturës së re mund të mbeten pa funksionet që kanë, nëse jetësohet nisma ligjore e Ministrisë së Drejtësisë për ta bërë të detyrueshëm pezullimin ose largimin e zyrtarëve publikë të akuzuar apo të dënuar për korrupsion. Pas kërkesës së komunitetit ndërkombëtar, Ministria ka ndërmarrë këtë nismë për t’i “pastruar” institucionet., shkruan sot Koha Ditore.

Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë, ia ka konfirmuar gazetës të martën se, në përpjekjen për të adresuar prioritetet e dikasterit që ai drejton, e që janë në kuadër të Agjendës për Reforma Evropiane, është filluar puna në adresimin e çështjes së suspendimit të zyrtarëve publikë me rastin e ngritjes së aktakuzave, të cilat ndërlidhen me korrupsionin, krimin e organizuar, si dhe me keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

(Artikullin gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.