Arbëri

A është hartuar Marrëveshja e pajtimit Kosovë - Serbi

Descriptive Text

Rreth 110 mijë serbë jetojnë në Kosovë. Ne duhet të kujdesimi për ata. Jam i gatshëm të pësoj politikisht që fëmijëve tanë t’iu sigurojmë të ardhme më të mirë, ka thënë sonte në rts kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Në pyetjen se a beson se në Kosovë nuk do të ketë konflikt, Vuçiq është përgjigjur: Kjo është një pyetje shumë e vështirë. Nuk mund të garantoj diçka të tillë, por jam krenar që gjatë katër vjetëve të fundit atje nuk e ka pësuar asnjë serb, transmeton Koha.net.

-Mendoj se duhet ta zgjidhim njëherë e përgjithmonë problemin me shqiptarët, por se a do t’ia dalim, në këtë dyshoj”, thekson Vuçiq i cili sërish ka përsëritur se Kosova nuk do të bëhet anëtare OKB-së.

Duke u përgjigjur në thëniet se shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini tashmë e ka tekstin e Marrëveshjes me Kosovën, Vuçiq ka thënë se nuk ekziston marrëveshja e formuluar.