Arbëri

Britania e Madhe vazhdon bashkëpunimin me Kosovën

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani priti në takim, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell.

Siç njofton Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Hasani i ka njoftuar përfaqësuesit e Ambasadës Britanike lidhur me aktivitetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë si dhe me prioritetet e kësaj ministrie nën udhëheqjen e tij.

Ambasadori O’Connell shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin e frytshëm që e ka pasur në të kaluarën me MTI-në në realizimin e projekteve dhe prioriteteve strategjike të institucioneve kosovare.

Të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes të dy institucioneve