Haradinaj në Tiranë

Haradinaj në Tiranë

26 shtator 2017 18:32

Në vizitën e tij të parë zyrtare në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj mbërrin të mërkurën në Tiranë.

Në agjendë është paraparë një takim me kryeministrin Edi Rama, takim që do të zhvillohet në “Pallatin e Brigadave”, vend ku do të bëhet dhe takimi përurues i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, nën kryesinë e dy kryeministrave.

Po ashtu, kreu i Qeverisë së Kosovës pritet të zhvillojë takime edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha, dhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme