Arbëri

SHBA-ja premton vazhdimin e ndihmës për ambientin

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj priti në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Greg Delawie si dhe James Hope- Drejtor i USAID-it për Kosovë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Reshitaj në takim njoftoi ambasadorin amerikan me gjendjen e mjedisit dhe për prioritetet e saj si udhëheqëse e këtij dikasteri. Ajo e falënderoi ambasadorin për përkrahjen që SHBA-të kanë dhënë në shtet-ndërtimin e Kosovës, zhvillimin e vendit dhe programe të shumta në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Delawie shprehë se SHBA-të mbeten të përkushtuara në fuqizimin e bashkëpunimit edhe në sektorin e mbrojtjes së mjedisit.

Reshitaj në fund shprehu gatishmërinë e saj për të përmbushur të gjitha obligimet e ministrisë që udhëheq në realizimin efikas të projekteve që SHBA-të përkrahin në Kosovë.