Arbëri

Vlerësohet përkrahja e Hungarisë për Kosovën

Descriptive Text

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot ambasadorin e Hungarisë në Kosovë László Márkusz, të cilin e falënderoi për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e Kosovës nga shtetit Hungarez, si dhe shprehi bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Ambasadori hungarez László Márkusz e shprehi gatishmërinë e shtetit të tij për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.