Arbëri

Ende s’ka aktakuzë ndaj Rikallos – së shpejti pritet marrja e tij në pyetje

Descriptive Text

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka deklaruar se ende nuk kanë ngritur aktakuzë për ministrin e Bujqësisë, Nenad Riakllo, por se janë në fazën e dëgjimeve të dëshmitarëve.

Pas takimit me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, Lumezi ka thënë se prokuroria në bazë të informacioneve të marra nga mediet ka nisur fazën e hetimeve dhe është duke mbledhur materiale për pretendimet se ministri Rikallo ka abuzuar me qytetarë të Kosovës gjatë luftës, raporton KTV.

Lumezi ka thënë se nga ministri i ri persin përkrahje dhe punë të përbashkët për luftën kundër krimit të organizuar.

Lumezi ka deklaruar se pritet që shumë shpejt të merret në pyetje edhe vetë ministri Rikallo.