Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, do të nisë të martën një vizitë zyrtare në Malin e Zi, ku temë qendrore e diskutimit me zyrtarët e lartë të shtetit malazez pritet të jetë marrëveshja e pa përfunduar për shënimin e kufirit ndërshtetëror.
Pacolli do ta takojë homologun e tij Srdjan Darmanoviq, zv/kryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë, Zoran Pazhin, kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviqin, si dhe presidentin, Filip Vujanoviq, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëvendëskryeministri i parë i Kosovës do të ketë takim edhe me drejtuesit e partive politike shqiptare në Mal të Zi. Përveç takimeve me krerët e Malit të Zi, Zyra e Pacollit nuk ka treguar se cila do të jetë agjenda.
Megjithatë, vizita e Pacollit, nuk pritet të ndryshojë asgjë sa i përket qëndrimit të shtetit malazez për marrëveshjen e demarkacionit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.