Arbëri

AKA-ja: Vendimi i Qeverisë për shkarkimin e Bordit, ndërhyrje në pavarësinë e Agjencisë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim për shkarkimin e Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (Këshillit Shtetëror të Cilësisë - KSHC) dhe për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të kësaj agjencie.

Vendimi është marrë mbi bazën e një kërkese të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në një njoftim për media, MASHT-i ka theksuar se kryeministri ka kërkuar edhe fillimin e menjëhershëm të procedurave për zgjedhjen e Bordit të ri dhe drejtorin e AKA-së, shkruan sot Koha Ditore.

“Kryeministri Haradinaj këtë kërkesë e ka bërë duke e arsyetuar se procesi i akreditimit në arsimin e lartë është përcjellë me parregullsi serioze, ndërsa ka kërkuar nga ministri që procesi i ri të rezultojë me përzgjedhjen e njerëzve me ekspertizë të duhur në sektorin e arsimit, me kredenciale të larta etike dhe profesionale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT)... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.