Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj në televizionin publik deklaroi se nisje e tij tregon menjëherë fillim të punës në forcimin e rendit dhe ligjit, luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe është një garancë për rritjen ekonomike, kyçjen e investitorëve të jashtëm për rritje ekonomike të vendit.
Sipas tij, janë në punë e sipër për vitin që vjen, kanë bërë rishikimin e buxhetit të këtij viti dhe kanë kryer obligimet, derisa siguroi qytetarët se ka një stabilitet buxhetor. Sa i përket rritjes buxhetore ai tha se kalkulimet për rritjen ekonomike janë reale dhe do të rezultojnë me rritje deri siç është thënë në një përqindje më të madhe se sa ka qenë tash.
Kryeministri tha se ajo që do të ndodhë në këtë qeverisje do të jetë vepruese, jo vetëm planifikuese, por do të arrijë deri te qytetari dhe sipas tij, kjo nuk ka ndodhur deri më tani në Kosovë.
Ai tha se po të vonoheshin edhe pak ditë do të kishte ndërprerje të energjisë elektrike, por ai tha se kanë mbërri te qytetari dhe kanë siguruar se ndërprerja e energjisë nuk ka ndodhur.
Sipas tij, nuk është lehtë edhe për banorët atje që të lirojnë vendbanimet e tyre, por i ka falënderuar për mirëkuptimin që në Kosovë mos të ketë dështim në energji elektrike.
“Në kohën sa kanë pushuar eskavatorët është harxhuar edhe energjia, por po bëhet përpjekje që dimrin ta kalojmë pa probleme për energji elektrike”, tha ai.
Sa i përket Termocentralit të ri, Haradinaj tha se Termocentrali Kosova A është shumë i vjetër dhe ka probleme dhe nuk guxohet të vonohet, pra shumë shpejtë tha se do të rishikojnë kontratën dhe të vendosin për këtë çështje.