Arbëri

Maqedonia e Zvicra theksojnë synimin për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën

Descriptive Text

Zëvendeskryeministri i parë dhe ministri i Punëve te Jashtme z. Behgjet Pacolli ka pritur sot në takime të ndara, fillimisht ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Kosovë, z. Ilia Strasevski, dhe më pas edhe ambasadorin e Zvicrës në Kosovës, z.Jean-Hubert Lebet, transmeton Koha.net.

Në takimin me ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, kryediplomati i Kosovës, Behgjet Pacolli, dhe ambasadori Strasevski kanë vlerësuar pozitivisht raportet në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë dhe kanë shprehur vullnetin e përbashkët për vazhdimin dhe thellimin te këtij bashkëpunimi.

Z. Pacolli ka kërkuar qe të intensifikohet bashkëpunimi, e sidomos ai i karakterit ekonomik përmes sigurimit të lëvizjes së lirë të mallrave. Po ashtu është diskutuar edhe themelimi i projekteve të përbashkëta, te cilat do t`i kontribuonin zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies se qytetarëve.

Ambasadori maqedon z.Strasevski ka shprehur kënaqësinë për takimin si dhe ka vlerësuar lart raportet në mes të dy vendeve, duke u dakorduar për vazhdimin e thellimit te bashkëpunimit ekonomik, të cilin ai e ka vlerësuar si prioritar.

Ndërsa ambasadori i Zvicrës në Kosovës, z. Jean-Hubert Lebet ka shprehur përkrahjen e fuqishme të vendit të tij për Kosovën, duke garantuar kështu mbështetjen në instanca të ndryshme ndërkombëtare. Pacolli ka shfaqur mirënjohjen e Kosovës ndaj Zvicrës për gatishmërinë e këtij shteti për të bashkëpunuar në lëmenj të ndryshëm.

Ministri z. Behgjet Pacolli gjithashtu ka kërkuar nga ambasadorët vazhdimin e përkrahjes nga shtetet e tyre ndaj përpjekjeve të Kosovës për tëë forcuar subjektivitetin e saj ndërkombëtar përmes anëtarësimit ne organizatat ndërkombëtare.

Në vazhdim të këtyre takimeve, bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për mundësitë e tjera të thellimit të bashkëpunimit si dhe janë dakorduar edhe për organizimin e takimeve në mes të dinjitarëve të lartë shtetëror.

Image