Arbëri

Beqaj: Do të mbështesim të rinjtë që kanë ide inovative

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, priti sot në takim ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Ruairí O’connell.

Ministri Beqaj pas takimit tha se fokusi i kësaj ministrie është promovimi dhe mbështetja e ndërmarrësve të rinj të cilët kanë ide inovative, transmeton kp.

"Ne do të merremi me ato aktivitete siç janë edhe të njohura, si ekonomia e dijes", tha ai.

Beqaj tha se nga sot është funksional dhe se është kompletuar kabineti i tij, por që nuk tregoi se sa buxhet është i nevojshëm për këtë ministri.

Ndërsa, ambasadori O’Connell nuk është prononcuar për medie.