Arbëri

Moti sot dhe parashikimi për ditët tjera

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, transmeton Koha.net.

Vranësirat gjatë ditës së hënë dhe të martë do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do ti mbajë vlerat e normales me tendencë të uljes gjatë ditëve në vijim.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s.