Arbëri

Qeveria planifikon mësimin tërëditor në nivel vendi, ekspertët shprehen skeptikë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) është duke planifikuar që mësimi tërëditor të zgjerohet në nivel vendi, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo ministri deri në fund të vitit 2017 do të bëjë një analizë të përgjithshme në teren që ta dijë se sa objekte shkollore duhet të ndërtohen për t’u realizuar një synim i tillë.

Sipas planit strategjik të arsimit në Kosovë (2017-2021), sistemi i arsimit publik në Kosovë operon nëpërmjet një rrjeti të përbërë prej 43 institucioneve parashkollore, 985 shkollave fillore dhe të mesme të ulëta, 119 shkollave të mesme të larta dhe 10 institucioneve private të licencuara, që ofrojnë arsimin fillor dhe të mesëm.

Dy vjet më parë, mësimi tërëditor kishte filluar të realizohej në tri shkolla të Komunës së Prishtinës... ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”) Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.