Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rogova folëse në “NATO talk” në Bruksel

Më 8 mars, në selinë e NATO-s në Bruksel u shënua Dita Ndërkombëtare e Gruas, me ç’rast Igballe Rogova foli si aktiviste e shoqërisë civile, njëkohësisht si anëtare e Panelit Këshillues të Shoqërisë Civile për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në NATO, njofton kumtesa transmeton koha.net.

“Ne, aktivistet për të drejtat e grave për paqe besojmë se nuk mund të ketë paqe dhe siguri pa drejtësi”, tha Rogova duke folur për situatën e grave të prekura gjatë luftës në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rogova gjatë rrëfimit të saj për guximin dhe ndryshimin, në mes të tjerash theksoi që është e rëndësishme që përfaqësuesit e delegacioneve të NATO-s të konsultoheshin edhe me gra, jo vetëm me politikanë, sepse sipas saj gratë mund të identifikojnë nevoja dhe prioritete të ndryshme.

Programi u hap me lancimin e regjistrimit për “She runs, He runs, We run”, një iniciativë që u zhvillua vitin e kaluar në selinë e NATO-s. Ky vrapim solidariteti 13.25 km, që këtë vit do të organizohet me 13 maj, ka për qëllim të nxjerrë në pah rolin e sportit në promovimin e barazisë dhe solidaritetit gjinor, përmes ndërgjegjësimit lidhur me Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Gjatë seancës së parë u mbajtën fjalime përshëndetëse nga Ambasadorja Marriët Schuurman, Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë; Lt. Kolonel Magdalena Dvorakova, Shefe e Zyrës për Stafin Ndërkombëtar Ushtarak për Këshilltar për Barazi Gjinore në NATO; Tara Nordick, Zyrtare Politikave dhe Diversitetit të Burimeve Njerëzore, Menaxhmenti Ekzekutiv; dhe Anne Rosner, Përkthyese Konferencash në selinë e NATO-s dhe vrapuese e maratonës.