Vendim evropian në Gjermani

Vendim evropian në Gjermani

24 shtator 2017 08:00

Për përkrahësit e saj, Angela Merkeli është heroina që u bën ballë Donald Trumpit dhe Vladimir Putinit, duke u treguar në të njëjtën kohë bujare me refugjatët.

Për Ballkanin, përfshirë Kosovën, ajo është njëra prej aktereve kryesore ndërkombëtare, shtytëse kryesore e nismave për paqe dhe stabilitet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për kundërshtarët, ajo është një e keqe, politikat e pamatura të së cilës karshi imigrantëve “janë duke e shkatërruar Gjermaninë”. Këtë gjë e pati thënë vetë presidenti amerikan, Donald Trump. Sidoqoftë, këta të dytët janë dukshëm më të paktë për nga numri.

Edhe të parët, edhe të dytët sidoqoftë e pranojnë: Angela Merkel është një prej lidereve më me ndikim të shekullit. Ajo ka qenë kancelare e Gjermanisë që nga 2005-ta dhe një prej figurave më të njohura të botës... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme