Weber: Përkushtimi i Gjermanisë për Ballkanin do të vazhdojë

Weber: Përkushtimi i Gjermanisë për Ballkanin do të vazhdojë

24 shtator 2017 07:00

Gjermania do të vazhdojë të ketë rol aktiv në BE dhe në Ballkanin Perëndimor edhe pas zgjedhjeve. Me një fitore të pritur të Merkelit dhe me gjithë mundësinë që negociatat për formimin e koalicionit qeveritar gjerman të zgjasin më tepër se zakonisht, Qeveria e re gjermane, nga fillimi i 2018-s do të vazhdojë përpjekjet për stabilizimin e BE-së, pas 2016-s katastrofike, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në këtë kuadër do të punohet edhe sa i përket stabilizimit të Ballkanit Perëndimor, ndonëse dy nismat për rajonin ndodhen në krizë të thellë, ka thënë Bodo Weber, analist politik në Berlin dhe anëtar i lartë i Këshillit të Politikave për Demokratizim në Ballkanin Perëndimor.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Weber po ashtu flet për formulat e mundshme të formimit të qeverisë në Gjermani, përderisa konsideron se mundësia që partia populiste AfD, të shndërrohet në forcën kryesore opozitare në Parlamentin gjerman nuk do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në politikën e jashtme të Gjermanisë dhe politikën e saj karshi BE-së. Sidoqoftë, sipas tij, presioni populist i dy vjetëve të kaluar në Gjermani e ka bërë të veten... (intervistën e plotë lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme