Arbëri

“Vendim evropian në Gjermani”, kryetemë e së dielës në “Koha Ditore”

Rëndësia e votës së 24 shtatorit në Gjermani për të ardhmen e Bashkimit Evropian është krye-temë e së dielës në “Koha Ditore”.

Shkrimi kryesor “Vendim evropian në Gjermani”, flet për paqartësitë dhe turbulencat pas Brexitit dhe zgjedhjes së Trumpit në SHBA, e po ashtu rolin e Angela Merkelit dhe Gjermanisë në të ardhmen e BE-së, kokëçarjen e mbrojtjes së fundit të Evropës dhe fuqizimit të aleancave të globale.

“Epoka Merkel” është komenti për temën e së dielës.

Në intervistë analisti politik, Bodo Weber, tregon se pse “përkushtimi i Gjermanisë për Ballkanin do të vazhdojë”.

Reportazhi i së dielës sjell shkollën me një nxënës në Komunën e Ferizajt dhe mësuesin e vetëm, që udhëton në këmbë 18 kilometra çdo ditë.

“Berlini i braktisur” dhe “Jeta në kufi me Amerikën” janë dy nga shkrimet që zënë vend në faqet e botës.

“Çështja çame” është fejtoni i autores dhe analistes britanike, Miranda Vickers.

Kosovarçe sjell “rrugët me emra të gjallësh” në Bellopojë të Podujevës.

Faqet e kulturës janë rezervuar për aktorin që hapi dyert e regjisë me “T’padashtun” dhe “reporterin ironik te realitetit”.

Në “Monument” lexoni për “Kullën e Gockajve” në Pejë, që shërbeu si strehë për gardianët shtetërorë të trashëgimisë kulturore.

Në mesin e shumë shkrimeve interesante nga sporti, lexoni për “hendbollisten lidere të Kosovës” dhe “Messin e Kosovës”.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.