Arbëri

Kyle Scott: Formimi i Ushtrisë së Kosovës, me Kushtetutë

Formimi i Ushtrisë së Kosovës duhet të bëhet përmes miratimit ë amendamenteve kushtetuese, ka thënë për gazetën “blic” të Beogradit ambasadori amerikan në Serbi Kyle Scott.

Ai, siç transmeton kjo gazetë, ka thënë se nuk duhet nxituar me këtë vendim, përcjell koha.net.

I pyetur të komentojë dorëzimin në Kuvend të projektligjit për formimin e Ushtrisë së Kosovës nga Hashim Thaçi, Scott ka thënë se nuk duhet nxituar e shkuar me këtë propozim në Kuvend, sidomos tani që në rajon janë të pranishme tensionet.

Ai ka shtuar se nuk duhet habitur askush se SHBA njohin vendimet sovrane të Kosovës siç është ai se Kosova dëshiron të ketë Ushtrinë e vet.

"Por, gjithë kohën flasim se ky vendim duhet të merret me Kushtetutën e Kosovës dhe me pjesëmarrje të plotë politike të të gjitha palëve në Kosovë", ka thënë Scott.