Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi kërkon njohjen nga Sudani

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ibrahim Ghandour.

Kreu i shtetit tha se pavarësia e Kosovës është në harmoni të plotë me të drejtën ndërkombëtare, gjë të cilën, siç theksoi, edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka vërtetuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai tha se Kosova po e konsolidon pozitën e saj në arenën politike ndërkombëtare, se po e dëshmon veten si faktor paqeje e stabiliteti në rajon, përcjell Zyra e tij.

Tutje, presidenti Thaçi theksoi se vetë procesi i integrimeve euro-atlantike Kosovës dhe anëtarësimi i saj në organizata të rëndësishme botërore dëshmojnë se Kosova duhet të pranohet nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar.

Presidenti Thaçi e ftoi Ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ibrahim Ghandour, për intensifikimin e kontakteve mes qeverive përkatëse, e që, sipas tij, do të duhej të kurorëzoheshin me njohjen e Kosovës nga Sudani.