Arbëri

Arrin vjeshta në Kosovë

Vjeshta 2017 mbërriti sot në Kosovë, më 22 shtator në orën 21:57:48, ndërsa do të përfundojë më 21 dhjetor në orën 17:23, kur do të fillojë stina e dimrit, transmeton Koha.net.

Kur të fillojë stina e vjeshtës do të jetë dita e 265 e vitit 2017, ndërsa deri në fund të vitit do të mbesin edhe 101 ditë, duke përfshirë edhe 31 dhjetorin.

Në momentin kur vjeshta shtriu sundimin në hemisferën veriore të Tokës, në atë jugore fillon pranvera.

Vjeshta do të zgjasë 91 ditë.

Në momentin e ardhjes së vjeshtës Dielli sivjet do të ndriçojë Amerikën, ndërsa te ne do të jetë natë. Në ditën e fillimit të vjeshtës Dielli do të jetë në Yjësinë Virgo, përcjell Koha.net.

Në ditën e 22 shtatorit 2017 dielli lind në orën 6:23, ndërsa perëndon në 18:34.

Vjeshta nis në momentin kur Dielli, në rrugëtimin e tij gjatë vitit pret ekuatorin qiellor dhe niset në hemisferën qiellore jugore. Atë ditë Dielli lind saktësisht në lindje, ndërsa perëndon saktësisht në perëndim, disa dhe nata janë të barabarta dhe zgjasin nga 12 orë. Kjo ditë quhet sanatadita vjeshtore ose ekuivoku vjeshtor. Në gjysmësferën jugore të Tokës nis pranvera.

Profesionalisht dhe saktësisht, ardhja e vjeshtës përkufizohet se moment kur qendra e diskut të Diellit arrin në deklinacionin zero, ndërsa rektalizimi i Diellit është rreth 12 orë.