Arbëri

Përdorimi i tepruar i Euros në Ballkan ka edhe disavantazhe serioze

Descriptive Text

Banka Qendrore Europiane paralajmëron Ballkanin nga përdorimi i shtuar i Euros. BQE-ja e përshkruan një fenomen të tillë si sfidë serioze ndaj politikave rajonale, sepse mund të prekë linjën monetare të veprimit e ta vendosë ekonominë në rrezik, për shkak të ndryshimeve të kursit të këmbimit.

“Një përdorim i lartë i monedhës së huaj ka edhe disavantazhe serioze. ‘Euroizimi’ që nuk ndodh në rrugë zyrtare i nxjerr gjithashtu pengesa përcjelljes së politikave monetare dhe mund të kufizojë hapësirën e përgjithshme për manovra të karakterit monetar”, tha Benoit Coeure, anëtar bordi i BQE-së.

Në këndvështrimin e Coeure, si ekonomitë shtëpiake, ashtu edhe kompanitë, papritur mund të mos jenë më të afta t’u përgjigjen shkëmbimeve me monedhën e huaj, gjë që krijon edhe risk kreditimi për bankat.

Euro përdoret gjerësisht sot në mjaft vende jashtë Bashkimit Europian, duke u kthyer në monedhën kryesore për zona të tilla, si territoret franceze jashtë kufijve të Guadeloupes, Guajanës franceze, Martinikës në Karaibe, ishujt portugeze të Azoreve, ato Kanarie në Spanjë, etj..

Në Ballkan, Kosova dhe Mali i Zi e përdorin praktikisht si monedhë të brendshme, edhe pse nuk kanë marrëveshje me BE-në. Kjo për shkak se kanë ruajtur praktikën e vjetër të përdorimit të markës gjermane, monedha e mëparshme “de facto” në këto zona.