Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka takuar në New York homologun e tij nga Sudani, Ibrahim Ghandour, i cili e ka njoftuar se Sudani është duke e konsideruar njohjen e Kosovës.
Postimi i Pacollit në Facebook:
Sapo e takova edhe homologun tim nga Sudani, Shkëlqesinë, Ibrahim Ghandour. U njoftova se Sudani është duke e konsideruar njohjen. Në pritje të lajmeve të mira edhe nga ky shtet. Shtrirjen gjeografike dhe rrjedhën e njohjeve nuk mund ta ndal askush.