Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fundjava në Kosovë me mot të ndryshueshëm

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në këtë vikend do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sipas IHMK-së në këtë fundjavë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet e lartë, mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo