Arbëri

Grafit kundër Rikallos në ndërtesën e MKRS-së

Në ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është shkruar grafiti në të cilin përmendet Nenad Rikallo i akuzuar për keqtrajtime gjatë luftës nga banor të Dardanisë, tash ministër i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, transmeton Koha.net.

Grafiti përkujton edhe Aleksandar Jabllanoviqin, ish- ministër në Qeverinë Mustafa i cili u shkarkua pas protestave masive në Prishtinë.

Jabllanoviq i kishte quajtur egërsira nënat gjakovare të cilave policia dhe ushtria serbe ua kishte vrarë fëmijët gjatë luftës.

Në grafit Qeveri e Kosovës quhet qeveri kolaboracioniste.