Sa oficerë serbë komandojnë me shqiptarët në FSK

Sa oficerë serbë komandojnë me shqiptarët në FSK

22 shtator 2017 14:12

Ambasadori i Britanisë së Madhe Ruairi O'Conell thotë se shndërrimin e FSK-s në Forca të Armatosura të Kosovës nuk e sheh kërcënim, por thekson se kjo duhet bërë përmes Kushtetutës deh se është me rëndësi që të formohet Asociacioni i Komunave serbe për t’u garantuar siguria dhe paqja për të gjithë, transmeton Koha.net.

“FSK gjithmonë janë sjellë në mënyrë krejtësisht profesionale e transformimin e saj në Forca të Armatosura të Kosovës nuk e shoh kërcënim”, ka thënë ai për portalin kossev.

O'Conell mendon se “tashmë jemi afër Forcave të Armatosura të Kosovës” dhe thekson se “gjërat rreth tyre tash, si institucion, janë më ndryshe se sa që kanë qenë ".

Ai ka treguar se sivjet 63 rekrutë të rinj serbë në FSK kanë kaluar trajnimet dhe janë integruar në njësi.

Kur bëhet fjalë për Ushtrinë e Kosovës , ambasadori britanik thotë se Kosova duhet ta respektojë Kushtetutën e vet dhe at ndjekë këtë rrugë. Ai e quan pozitiv faktin se në FSK janë dy oficerë serbë që do të komandojnë me pjesëtarë shqiptarë të FSK-s.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme