Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova pritet të hapë ambasadën në Emiratet e Bashkuara Arabe

Zëvendëskryeministri i parë dhe shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, është takuar me homologun e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Naya, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Pacolli shprehu vullnetin e tij për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimin dy-palësh në mes dy vendeve, duke theksuar në veçanti investimet e mundshme nga Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e turizmit, bujqësisë, teknologjisë informative dhe shërbimeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me qëllim të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit, Republika e Kosovës, pritet që së shpejti të hapë ambasadën e saj në Emiratet e Bashkuara Arabe.