Në Kosovë, Qendra për Studime të Sigurisë publikoi të enjten një raport mbi sfidat e komunitetit vendor, të të rinjve, medieve dhe organizatave të grave përballë ekstremizmit të dhunshëm e radikalizmit.
Raporti, siç transmeton Zëri i Amerikës, përfshin edhe analizën e formave të përdorura nga grupi militant “Shteti Islamik” dhe organizatat e tjera për rekrutimin e luftëtarëve nga Kosova në konfliktin e Sirisë dhe Irakut, ndërsa bën thirrje për më shumë mbështetje ndaj komunave dhe komuniteteve vendore si faktorë thelbësorë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo