Arbëri

Haradinaj informon Qeverinë se ka nisur puna për formimin e Bordit për Trepçën

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë ka njoftuar se ka nisur punën për formimin e Bordit të Trepçës.

Ai po ashtu ka thënë se do të punojë edhe në ligjin për kategorizimin e pagave.

Këto komente Haradinaj i bëri në mbledhjen e kabinetit qeveritar.